Më të lexuarat |
TEARCA - ZVICËR
Njoftim
Më 18 mars 2012 në Cyrih është konstituuar kryesia e re e ShH "Tearca" në Zvicër me përbërjen në vijim, kliko këtu. Njëherit, kryesia e re të gjithë anëtarëve të mëhershëm të kryesisë po edhe anëtarëve dhe dashamirëve të Shoqatës dhe të fshatit tonë u shpreh mirënjohjet më të përzemërta për angazhimin dhe kontributin e tyre në drejtim të forcimit të shoqatës dhe të daljes në ndihmë fshatarëve tanë. Apel për ndihmë
Pershendetje, Inaugurohet objekti i ri i komunës në Tearcë
Me një ceremoni solemne me rastin e 28 nëntorit, është inaguruar objekti i komunës së Tearcës i cili filloi të ndërtohet që në vitin 2005. Në këtë objekt administrate komunale është transferuar para dy vites h ndërkohë që këtë vit është përfunduar edhe me lyerjen nga jashtë të objektit. Me këtë rast kryetari aktual i komunës Isen Asani, është shprehur se tani më objekti i komunës i plotëson kushtet për funskionim normal dhe për të qenë në shërbim të qytetarëve. Në këtë ceremoni solemne kanë marrë pjesë kreru i BDI-së Ali Ahmeti ministra, deputet dhe përfaqësues të tjerë të pushteteve lokale.
Nga mbledhja e 27 nëntorit 2011Ashtu siç ju patëm lajmëruar edhe shumë më herët për kohën dhe vendin e mbajtjes së mbledhjes vjetore, me keqardhje ju lajmërojmë se në mbledhjen që u mbajt më 27.11.2011 në xhaminë e Langenthalit (BE), morën pjesë vetëm 18 persona bashkë me anëtarët e kryesisë. Për shkak të numrit të vogël të pjesëmarrësve, sipas Statutit që kemi, nuk mundëm të vendosnim asgjë për sa i përket ndryshimit të anëtarëve të kryesisë së Shoqatës Humanitare "Tearca" në Zvicër. Për një periudhë prej dy muajsh ne do të thërrasim edhe një mbldhje tjetër vjetore. Nëse edhe atëherë nuk paraqitet numër i caktuar i anëtarëve të shoqatës, atëherë do të duhet të vendosim me po aq anëtarë sa do të marrin pjesë në mbledhje. Kryesia e SHH "Tearca" - Zvicër Kaligrafia Islame nga piktorët tetovarë në xhaminë e Tearcës
|









